Sondazh – Opinion pozitiv i shqiptarëve për SPAK. 70 % e mbështesin në luftën kundër korrupsionit.
Sipas Eduard Zaloshnjës ditën e djeshme janë zhvilluar dy sondazhe online nga Shqiptarja.com dhe BalkanWeb ku qytetarët pyeteshin rreth opinionit që kanë për luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar.
Në sondazhin online tek Shqiptarja.com, 74.3% e lexuesve që morën pjesë në sondazh e vlerësonin pozitivisht luftën e SPAK-ut ndaj grupeve kriminale. Ndërsa në sondazhin online tek BalkanWeb, 62.8% e lexuesve që morën pjesë në sondazh e vlerësonin pozitivisht luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar (shihni dy sondazhet më poshtë).
Sondazhet online në portale nuk mund të përfaqësojnë statistikisht të gjithë popullsinë. Sidoqoftë, meqë kemi të bejmë me dy audienca të ndryshme portalesh, një mesatare e ponderuar e tyre mund të na japë një ide të përafërt të opinionit të shqiptarëve të thjeshtë. Duke ponderuar numrin e votuesve në secilin sondazh me përgjigjet që kanë dhënë ata, rezulton se pothuaj 70% kanë një vlerësim pozitiv për luftën e SPAK-ut ndaj krimit të