“Familjarët e saj kanë bërë transaksione, 14 supermarkete…”Gazetari paralajmëron, çfarë pritet të ndodhë: Do të…

0

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe dosjen e SPAK ndaj saj, duke ngritur akuza të forta për korrupsion dhe abuzime sistematike.

Sipas Hoxhës, ndarja e Unazës së Tiranës në disa lote është bërë, sipas tij, për qoka dhe interesa korruptive. Ai e krahasoi rastin e Ballukut me atë të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke u shprehur se, në këtë krahasim, Veliaj “duket lule”. Gazetari deklaroi se, sipas tij, kudo që hetohet në lidhje me Ballukun janë gjetur ose do të gjenden elementë korrupsioni.

Hoxha bëri të ditur gjithashtu se, sipas informacionit që ai disponon, paralelisht me hetimin penal ka avancuar edhe hetimi pasuror. Ai theksoi se, që nga rasti i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, praktika e ndjekur është që me nisjen e një hetimi penal të fillojë automatikisht edhe verifikimi i pasurisë.

“Do të dalin lemerira nga dosja Balluku”, u shpreh Hoxha, duke pretenduar se nuk përjashtohet mundësia e pasurive shumë të mëdha, përfshirë prona të shumta dhe transaksione me shifra të konsiderueshme. Ai përmendi gjithashtu aktivitetet tregtare të familjarëve të saj, duke folur për biznese të shumta që, sipas tij, janë shitur më pas përmes transaksioneve të tjera financiare.

Në vijim, gazetari deklaroi se në dosjen ndaj Ballukut pritet të dalin në pah edhe elementë të ngjashëm me çështjen e AKSHI-t, përfshirë, sipas tij, edhe lidhje me krimin e organizuar.

“Familjarë të saj kanë patur rreth 14 supermarkete, pastaj i kanë shitur, transaksione të tjera, etj etj. Te ajo dosje do dalë si te dosja e AKSHI-t edhe lidhja me krimin e organizuar”, tha ai.

Imuniteti i Ballukut/ Gazetari jep detaje: Të premten në Kuvend do jenë Klodian Braho dhe prokurori i çështjes

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading