Vendparkimet për personat me aftësi të kufizuara, problem i shtruar për zgjidhje.

0
image-148

Me nisjen e sezonit turistik   për vitin 2024 në  Durrës krahas shumë përgatitjeve dhe masave të marra   Bashkia e Durrësit në bashkëpunim  me disa  institucione ka ndërrmarrë  nismën për  rinovimin dhe vendosjen e sinjalistikave të reja horizontale dhe vertikale për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha rrugët dhe zonat e qytetit.

Në akset rrugore , në parkime private  dhe shtetërore si edhe pranë institucioneve të ndryshme janë  shtuar vendparkime të reja për personat me aftësi të kufizuar.

  Në fakt ky është një problem qytetar që asnjëherë  nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare  prandaj shpresojmë që këtë herë Bashkia e Durrësit  me ndërrmarjet  që ka në varësi do ta ndjekë në vazhdimësi dhe për gjatë gjithë vitit problemin,  dhe jo  thjesht me fushata, që edhe këta persona të mos kufizohen nga e drejta e tyre për të lëvizur lirisht nëpër rrugët e qytetit.

Gjithashtu  duhen marrë masa  nga institucionet përkatëse që vendparkimet  e caktuara për këtë kategori , të mos përdoren nga persona të tjerë, me qëllim që edhe këta njerëz të ndjehen  pjesë e shoqërisë, të kësaj shoqërie që shpesh edhe i bullizon. Ndoshta edhe ata vetë  do të ndjeheshin ndryshe sikur  të gjithë ne,individë apo institucione  shtetërore, organizata dhe shoqata të tjera të çfarëdo lloji  në një mënyrë ose në një tjetër, të bëjmë atë që na takon për këtë shtresë të shoqërisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading