Mbërrin  për herë të parë në Durrës kroçera “Seabourn Quest”

0
image-253

 Ka mbërritur sot për herë të pare në portin e Durrësit  kroçera  “Seabourn Quest” e quajtur ndryshe “Eksploruesja e Mesdheut”  Ajo ka  sjellë 450 turistë nga 22 shtete të botës, ku shumë prej tyre nuk e kanë vizituar  kurrë Shqipërinë, mundësi që i jepet gjatë këtij udhëtimi.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit zj. Emiriana Sako bëri një vizitë  në kroçerën “Seaborn Quest”  dhe i uroi mirëseardhjen në qytetin e Durrësit. Drejtuesit e anijes u shprehën se janë të nderuar nga vizita  dhe i dhuruan  zj. Sako  simbolin e anijes.

  Kryetarja e Bashkisë u shpreh për gazetarët që një nga prioritetet e punës së Bashkisë që ajo drejton që përveç  promovimit  dhe rritjes së  turizmit , janë edhe marrja e masave të nevojshme në shërbim të  turistëve që vizitojnë çdo ditë qytetin tonë. Të shpresojmë që turistët të cilët  vizitojnë qytetin tone do të  ndihmojnë sadopak biznesin vendas.


About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading