Rëndohet gjendja e avokatit të ish-kryeministrit Berisha futet në intubim.
Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi është futur në intubim pasi u dhunua nga tre persona mëngjesin e sotëm (29 maj) në zonën e ish-bllokut.
Mëngjesi, sipas dëshmitarëve okularë është goditur me doreza hekura në pjesë të ndryshme të trupit.
Ata po ashtu kanë treguar se avokati ka tentuar të largohet, por është rrëzuar dhe ka goditur kokën në trotuar.