Durrës.Arrestohet në flagrancë një shtetas.Në kërkim i vëllai.Qëlluan me armë në lagjen nr. 17 \ 1
Sipas njoftimit të policisë është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi Arjan Mark Gega dhe është shpallur në kërkim i vëllai pasi më dt. 01.06. 2024 kanë kanosur me armë zjarri një shtetas me të cilin kishin konflikte të vjetra
Ja edhe njoftimi i plotë i policisë
Më datë 01.06.2024, u arrestua në flagrancë shtetasi Arjan Mark Gega 32 vjeç dhe po punohet për kapjen e shtetasit Gjin Mark Gega 25 vjeç, banues ne lagjen 17/1 Durres, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur duke gjuajtur me armë zjarri në ajër shtetasin Klajdi Prenga 20 vjeç, banues në lagjen 17/1, Durrës, me të cilin kishin mosmarrëveshje në të shkuarën.