Durrës. Zhvillohet takimi “ Sezon turistik i shëndetshëm”

0
image-107

Ministrja e Shëndetësisë  dhe e Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu  zhvilloi në Durrës takimin me temë “Sezon turistik i shëndetshëm” ku morën pjesë personeli i qendrave shëndetësore të Durrësit. Ministrja Koçiu theksoi që janë marrë të gjitha masat për të përballuar sezonin turistik edhe për këtë vit   dhe  ripërsëriti  edhe një herë që stafi shëndetësor i qendrave të  Durrësit është trainuar dhe përgatitur për të qenë në gatishmëri  në  24 orë në shtatë ditët e javës.

Në takim merrte pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako e cila ne fjalën e saj shprehu mbështetjen e Bashkisë për një sezon turistik të suksesshëm dhe theksoi shumë nga qendrat shëndetësore janë rikonstruktuar këto vitet e fundit dhe afrojnë ambiente moderne për ata që do të kenë nevojë për shërbimin mjekësor.

 Këtë sezon turistik funksionojnë pesë qendra shëndetësore që do të qëndrojnë të hapura 24 orë në shtatë ditët e javës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading