Do kemi një parti të re”, Alibeaj: Koha të distancohemi nga të korruptuarit

0
image-424

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka folur në një media për situatën e re në të cilën ndodhen deputetët demokratë. Ai tha se ndarja në bazë e Partisë Demokratike, është ideologjike, politike dhe ajo është një ndarje e hershme. Alibeaj tha se 3 vite betejë në kampin opozitarë, tashmë është nevoja e krijimit të një strukture politike të re te e cila njerëzit të kenë besim. “Ka një identitet sot në shoqërinë shqiptare që njihet si një grup njerëzisht të cilët i kanë qëndruar fortë vlerave fondamentale, si marrëdhëniet me perëndimin, drejtësinë, konceptin e “non gratave”, nevojën që një parti demokratike do duhet të largojë simptomat e korrupsionit të dikurshëm, e mbi të gjitha me nevojën e madhe që opozitat, për të sfiduar regjimin e Ramës do duhet të kenë një fytyrë ndryshe dhe një ofertë të re politike. Për këtë arsye, po ka një identitet politik, ka qëndrime politike, ka edhe struktura e burime njerëzore, të cilat deri dje quheshin si partia zyrtare e Partisë Demokratike. Për më tepër kemi edhe një program politik. Kështu që janë të gjitha premisat, madje sot e kërkon historia politike e këtij vendi këtë formacion të ri. Kur do krijohet, si do krijohet dhe kush do i bashkohet, kjo është çështje tjetër. Unë jam me idenë se ky proces do të ndodh shpejtë e do të ndodh tani”, deklaroi ai. Më tej Enkelejd Alibeaj theksoi se pjesë e strukturave do të jenë të gjithë ata që kanë funksionuar gjithmonë si pjesë e PD, por kanë qenë ideologjikisht të përçarë me grupin që tashmë është partia zyrtare.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading