Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë.

0
tuneli-i-llogarase-1-1-1024x576-1-1024x570

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, tani duhen vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë, Rama e cilëson vepër historike.

Tuneli i Llogarasë është hapur dje për qarkullim dhe ky aks pritet që të lehtësojë ndjeshëm trafikun drejt jugut të Shqipërisë. Nën ison e grupeve polifonike, qytetarë të shumtë dhe kryeministri Edi Rama inauguruan hapjen e tunelit. Ky tunel, me gjatësi 6 km dhe shpejtësi maksimale të lejuar 80 km në orë, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta. Vepër historike e quan kryeministri Edi Rama, ndërsa shkruan se do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut. Përgjatë muajve të verës, tuneli do të aksesohet pa pagesë. Pagesa për tunelin do të vijojë pas 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht. Një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut”, shkroi dje kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Aktualisht, edhe për të lehtësuar trafikun në sezonin turistik dhe udhëtimin e turistëve drejt jugut, është hapur vetëm njëri krah i tunelit. Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. Ky tunel, fillimin e tij e ka 500 metra larg urës së Shën Elizës, që është pjesë e rrugës Orikum-Dukat. Tuneli i Llogorasë përbëhet nga dy tunele, tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Si tuneli kryesor, ashtu edhe ai i emergjencës, kanë 11 tunele lidhëse me njëri-tjetrin në gjithë gjatësinë e tyre. Thellësia e vijës së projektit të tunelit është 1 kilometër nga sipërfaqja e tokës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading