EIbasan.I ra autoboti i ujit sipër teksa po ndihmonte një qytetar, humb jetën efektivi i policisë.

0
210

Një efektiv policie ka humbur jetën pas një ngjarje aksidentale që ka ndodhur 9 km larg Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mlizë në Njësinë Administrative Shushicë gjatë të Premtes. Burime jo zyrtare bënë me dije se 62-vjeçari Edmond Brahimaj, efektiv i policisë rrugore ka mbetur i dëmtuar rëndë ndërsa po i jepte ndihmë një personi për të ndërruar gomën e dëmtuar të një autoboti uji në fshatin Mlizë.

Fatkeqësisht gjatë manovrimit të heqjes së krikut depozita i ka rënë mbi trupin e 62-vjeçarit duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Pavarësisht transportit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe trajtimit mjekësor, 62-vjeçari për shkak të dëmtimeve të rënda ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading