Shqipëria prej 24 orësh nën ‘terror’, eksperti: Problem siguria publike, mangësi strukturat ligjzbatuese.

0
750-2

Eksperti i sigurisë Faik Basha thotë se në harkun kohor të 24 orëve të fundit kemi disa ngjarje të rënda kriminale në vend.

I ftuar në një intervistë televizive, ai deklaroi se këto zhvillime ndodhin në kulmin e sezonit turistik dhe se ngjarje të tilla janë të pafalshme, sa i takon nivelit të sigurisë që duhet të kishte.

“Kemi të bëjmë me larje hesapesh, hakmarrje, qoftë e Memaliaj dhe Pogradecit, me histori me të shkuar kriminale.

Në Memaliaj pati tre viktima, dy prej tyre ndodheshin në vendin e gabuar në kohën e gabuar, dhe tjetri babai i një personi me rekorde kriminale.

Dhe tjetri person me precedentë penalë në Pogradec, dyshohet se ka qëlluar me armë drejt një hoteli para tre vitesh.

Problem është siguria publike, ngjarje të rrezikshme me armë luftarake, si ato të përdorura në Memaliaj, kallashnikovi është armë shumë e fortë dhe lënda eksplozive e cila së fundmi po përdoret gjerësisht.

Kjo do të thotë se strukturat ligjzbatuese kanë bërë pak ose aspak për të hetuar ngjarje kaq të rënda me armatim kaq të rëndë që kryejnë dëme të jashtëzakonshme.

Për nga mënyra e vënies në jetë të atentatit në Memaliaj, duket se kemi të bëjmë me atentatorë me pagesë, janë përdorur njerëz që nuk kanë eksperiencë të madhe në këtë fushë.

Ngjarja është tejet e rëndë ka kaluar pritshmëritë për ekzekutimin e një personi.

Është e njëjta formulë e përdorur për vrasjet e ndodhura në Lezhë, Shkodër, Tiranë apo Vlorë.

Sigurojnë kushtet për kryerjen e ekzekutimit, ndjekin viktimën dhe kryejnë ekzekutimin si dhe djegin mjetin.

Ekzekutimet po ndodhin në mënyrë shumë të rëndë, pasi dy persona ishin krejt të pafajshëm.

Strukturat e policisë kanë një mangësi shumë të madhe nga ana e mbështetjes, janë lënë hapësira shumë të mëdha boshe, në drejtim të mbushjes së kapaciteteve.

Ne kemi struktura boshe të policisë dhe mjete dhe pajisje që nuk janë vënë në dispozicion, por që mund të ndihmonin.

Mënyra e krimit dhe zhdukjes së provave është e ngjashme.”

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading