Ndër 5 destinacionet më të preferuara nga turistët në Shqipëri, kryeson Kalaja e Gjirokastrës.

0
80x439

Kalaja e Gjirokastrës mbetet destinacioni më i preferuar nga turistë e huaj por edhe pushuesit vendas.

Ajo është vizituar nga 120,723 vizitorë, e ndjekur më pas nga Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë me 90,955 vizitorë gjatë periudhës Janar-Korrik 2024.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë shifrat e vizitorëve në 5 destinacionet më të preferuar kulturore në Shqipëri, duke shënuar një rritje me 42 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Sipas shifrave Parku Arkeologjik Shkodër ka pasur 85,806 vizitorë dhe ai i Butrint me 84,742 vizitorë. Si destinacion i 5-të i preferuar kulturorë vjen Parku Arkeologjik Apolloni me 68,469 vizitorë.

Nga rritja e vizitorëve me 42% nga 2023 në këto site kulturore në Shqipëri , 23 % e tyre janë të huaj.

Shqipëria po kthehet në një nga destinacionet e preferuar për turistët e huaj ku tashmë nuk janë vetëm të tërhequr nga plazhet me ujë të kristaltë, por edhe historia e kultura e vendit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading