TMERR – Sulm me armë brenda gjimnazit, vritet 3 mësues! Autori punonjës i shkollës.

0
2024-08-21

Autori është ndihmës-mësues në këtë gjimnaz, teksa ende nuk dihet shkaku i sulmit.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Bosnje-Hercegovinën, teksa 3 persona kanë mbetur të vdekur.

Mësohet se një person ka sulmuar me armë zjarri duke vrarë tre mësues dhe plagosur rëndë një tjetër në një gjimnaz në Sanski Most.

Drejtori i shkollës është në mesin e të vrarëve, teksa pas ngjarjes autori tentoi të bëjë vetëvrasje por u ndalua dhe u prangos. Ai është plagosur rëndë dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Banja Llukë.

Autori është ndihmës-mësues në këtë gjimnaz, teksa ende nuk dihet shkaku i sulmit. Në shkollë nuk kishte nxënës duke qenë se ende nuk ka filluar procesi mësimor por vetëm mësuesit, pasi po përgatiteshin për vitin e ri shkollor.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading