“Dëshmitë e fëmijëve ishin tronditëse” – Klodiana Lala jep detajet e rënda nga gjyqi i Xhemal Lokës që çoi gruan drejt vetëflijimit

0
image

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje tronditëse që kanë dalë nga gjyqi i Xhemal Lokës, i cili u dënua me dhjetë vite burg, për shtyrje të bashkëshortes drejt vetëvrasjes. 

Lala tregoi detaje nga dëshmia e fëmijëve, ndërkohë që shtoi se babai i tyre tashmë i dënuar, po hetohet sërish nga Prokuroria. 

“Kjo ngjarje bëri shumë bujë, për të ndjerën ishte hapur një faqe në Tik Tok ku bullizohej, fillimisht u tha se mund të ishte shkak Tik Tok që kreu aktin e vetëflijimit. Kur arrita të siguroj dosjen, nuk ishte shkak Tik Tok, por dhuna barbare që bashkëshorti kishte ushtruar ndaj saj që në vitet 2000. Kur kam lexuar dëshmitë e fëmijëve ishin tronditëse. Njëri nga djemtë thoshte babai më ka rrahur me rripin e pantallonave dhe më ka lënë njolla dhe ditë të tëra nga pjesa metalike, thoshte më rrihte edhe kot.

Kishte arritur të krijonte burg brenda shtëpisë së tij, e kërcënonte bashkëshorten. Ka një bisedë të vajzës me nënë në spital. Bedrie Loka piu helmin dhe foli me të bijën. Një moment i thotë e bëra këtë gjë, sepse nuk durova dot më. Ata fëmijë sot janë me nënën në varr dhe babain në burg, por kanë përjetuar trauma të tmerrshme. Hetimi i ri duhet të jetë i plotë dhe të tërheqë vëmendjen e shtetit që fëmijët të rehabilitohen. 

Ne flasim për historinë por nuk shkojmë më andej. Po të lexosh dëshmitë, kupton traumat e fëmijëvë. Ngjarje të tilla nuk marrin vëmendje. Ka një moment të parë që media bërtet, por fëmijët mbetën në mëshirën e fatit”, tha Lala. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading