Zgjedhjet e 11 majit. Zbulohen emrat që po qarkullojnë në tryezën e Ramës dhe Berishës
Gara elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit duket se ka futur në ethet e përzgjedhjes dy kampet kryesore politike në vend, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Burime të sigurta konfirmojnë se në zyrat e kreut të PS, Edi Rama dhe kreut të PD, Sali Berisha po qarkullojnë emra që pritet të jenë shtylla kryesore e fushatës elektorale. Ajo që bie në sy është se të dy liderët po rrethohen nga besnikët më të fortë, duke krijuar ekipe ku lojaliteti ndaj kryetarëve është kriteri kryesor.
Ajo që bie në sy në këto lista është mungesa e surprizave dhe mbizotërimi i besnikëve të Ramës dhe Berishës. Socialistët i kanë qëndruar besnikë formulës së një ekipi të sigurt dhe të kontrolluar nga qendra, ndërsa Berisha ka mbledhur rreth vetes të gjithë ata që i kanë qëndruar besnikë gjatë viteve të fundit të përplasjeve të tij me drejtësinë dhe ndërkombëtarët. Megjithatë përtej emrave dhe strategjive, zgjedhjet e 11 majit pritet të jenë një betejë mes dy blloqeve që po mbyllen gjithnjë e më shumë brenda vetes. Me Ramën që kërkon të ruajë dominimin dhe Berishën që lufton për mbijetesë politike, kjo fushatë do të jetë një ndër më të ashpra të viteve të fundit.
Kandidatët e PS
Lista PS Tiranë
Emrat e kandidatëve për deputetë të PS në zonën e sigurtë në tryezën e Edi Ramës janë:
- Elisa Spiropali
- Blendi Gonxhe
- Ogerta Manastirliu
- Ervin Hoxha
- Erion Braçe
- Albana Koçiu
- Adea Pirdeni
- Delina Ibrahimaj
- Toni Gogu
- Klodilta Ferhati
- Alfred Muharremi
- Ornaldo Rakipi
Lista PS Durrës
Emrat e kandidatëve për deputetë të PS në tryezën e Edi Ramës janë:
- Klodiana Spahija
- Gerard Alliaj
- Luan Zaza
- Andi Dyrmishi
- Spiro Paço/Elio Jani
- Klementina Meco/\ Eva Budini
- Ana Dhamo/\ Anisa Hysensani
- Edmond Rrushi
Lista PD Tiranë
Lista e sigurt e PD për Qarkun e Tiranës, zbardhen emrat në tryezën e Sali Berishës:
- Sali Berisha
- Ilir Meta
- Flamur Noka
- Tedi Blushi
- Belind Këlliçi
- Albana Vokshi
- Dhurata Çupi
- Klevis Balliu
- Artan Hoxha / Fatmir Mediu
- Ilda Zhulali/Edith Harxhi
- Lisandër Hoxha/Arben Ristani
- Jorida Tabaku / Adriana Kalaja
Lista PD Durrës
Lista e sigurt e PD për Qarkun Durrës, zbardhen emrat në tryezën e Sali Berishës:
- Oerd Bylykbashi
- Floriana Garo
- Enri Ceno
- Gent Strazimiri/ Andia Ulliri
Rezerva:
- Luan Hoti/Ard Muka, Jola Hysaj