Operacioni “Brothers”/ Plagosën një person me sende të forta, arrestohet 22-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai i tij.

0
Pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, pasi të dy në bashkëpunim plagosën rëndë një shtetas vitin e kaluar, duke përdorur sende të forta.

Operacioni i koduar “Brothers” çoi në arrestimin e D. M., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e cila, më 16.10.2023, caktoi masën “Arrest me burg”.

Ngjarja ndodhi më 13.08.2023, kur D. M. dhe vëllai i tij, M. M., goditën me sende të forta shtetasin Sh. Ç., duke i shkaktuar plagë të rënda. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e M. M., i shpallur ende në kërkim.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading