Klodiana Lala bën paralajmërimin e fortë : Në dosjen “Metamoformoza” të tjerë emra pritet të goditen nga SPAK

0
image-7

Gazetarja Klodiana Lala, në rubrikën “Opinion” ka komentuar operacionet e kryera me urdhër të SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Lala tha se ka emra të tjerë që pritet të goditen në kuadër të hetimeve që po kryen nga Prokuroria.

Lala tha se janë hetimet që po kryhen për grupet e Vlorës, janë të dhëna për grupet kriminale që operojnë në zonën e Elbasanit, sikundër edhe për ato të Fierit dhe Durrësit.

“Dy grupimet më të rrëzikshme në Elbasan janë dy, një është Erion Alibej, i cili është i arrestuar. Kush janë kundërshtarët e tyre? Janë vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja. Hetimet për dy grupimet shumë të rrezikshme kriminale, të përfshira në trafikun e drogës, po kryen nga SPAK”, tha Lala.

Lidhur me paraqitjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, në SPAK, gazetarja Lala tha se ai është thirrur si person që ka dijeni për çështjen e inceneratorëve.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading