Bëri gara shpejtësie me Lamborghini nëpër Tiranë dënohet nga policia

0
image-35

Reperi i njohur Don Xhoni, me emrin e vërtetë Xhonatan Isufi, është kapur dhe gjobitur për shkelje të rregullave të trafikut në kryeqytetin e Shqipërisë.

Ngjarja ka ndodhur pasi artisti me origjinë nga Kosova u zbulua nga autoritetet duke zhvilluar gara shpejtësie me një automjet luksoz në rrugët e Tiranës.

Sipas burimeve të medieve lokale, Don Xhoni është dënuar me një gjobë prej 40 mijë lekë të reja.

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit pasi reperi ishte në timonin e një Lamborghini ngjyrë portokalli, një mjet që shquhet për performancën e lartë dhe çmimin e saj të konsiderueshëm.

Vetë artisti ka konfirmuar indirekt ndodhinë duke postuar një video në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet duke drejtuar të njëjtin automjet.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading