Humbet kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, 4 persona përfundojnë me urgjencë në spital.

0
image-31

Në mbrëmjen e ditës së shtunë në aksin rrugor Gramsh-Kuçovë ka dalë nga rruga. Mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Sipas njoftimit të policisë shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Mësohet se shoferi 27-vjeçar me inicialet M.K., po udhëtonte së bashku me 3 persona të tjerë kur automjeti ka humbur kontrollin.

Tre pasagjerët dhe shoferi janë transportuar në spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Fatmirëisisht të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

-M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gramsh-Kuçovë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që ky shtetas drejtonte, ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë në të, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading