Irani shpall 5 ditë zie për vdekjen e presidentit

0
image-77

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka shpallur pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit të vendit, Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën pas një aksidenti ajror të dielën Raisi humbi jetën pasi helikopteri ku udhëtonte u rrëzua në një zonë malore të Iranit veriperëndimor, së bashku me ministrin e Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian.

Presidenti Raisi, 63 vjeç, ishte cilësuar si pasardhës i mundshëm i liderit suprem. Zgjedhjet për presidentin e ri do të mbahesh më 28 qershor.

Ndërkohë, zëvendës-presidenti Mohammad Mokhber është emëruar për të marrë detyrat e përkohshme.Kabineti i Iranit ka emëruar gjithashtu zëvendësministrin e Jashtëm Ali Bagheri Kani si ushtrues detyre të ministrit të jashtëm.

Zona ku ra avioni është afër kufirit me Azerbajxhanin, ku Raisi ishte takuar me Presidentin Ilham Aliyev për inagurimin e disa digave.

Gazeta iraniane e lajmeve Tasnim, raportoi se varrimi i Presidentit Ebrahim Raisi do të zhvillohet të martën në Tabriz.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading