Nis sot  fushata elektorale  për  rektorin e Universitetit “Aleksandër Moisiu”. Katër dekanë në garë për vendin bosh.

0
image-87

Duke qenë se ligji për Arsimin e lartë   lejon vetëm dy  mandate, rektorja aktuale Kseanela Sotirofski i ka konsumuar dy mandatet e saj ( 2016-2024),  duke filluar nga sot shpallet e hapur fushata elektorale për vendin bosh të rektorit.

Në garën për rektor  janë katër dekanë; Shkëlqim Fortuzi  Dekan i Fakultetit të Biznesit, Andon Kume, Dekan i Fakultetit  të Shkencave Poltike – Juridike, Lindita Mukli Dekane e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Osman Metalla Dekan i Fakultetit të studimeve profesionale.

 Tani që gara është hapur zyrtarisht, kandidatët kanë  nisur  të shpalosin platformat e tyre.  Në një postim  në rrjetin social Facebook kandidati Shkëlqim Fortuzi  ka shpalosur platformën e tij  :

Në filozofinë dhe praktikën time profesionale unë drejtoj dhe menaxhoj duke shërbyer dhe bashkëpunuar, ndaj jam i bindur se idetë dhe perspektivat Tuaja do të jenë themeltare në zbatimin e këtij vizioni që NE do bashkëndajmë për ndryshimet pozitive dhe arritjet që na presin përpara.

Dëshiroj t’Ju ftoj të gjithëve, studentë, staf akademik dhe administrativ, të angazhohemi e të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë e më frytdhënëse për UAMD-në, dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe shoqërisë sonë.

Unë Ju siguroj që çdo fjalë e platformës sime që do parashtroj gjatë kësaj periudhe zgjedhore nuk do mbetet aspak thjesht një synim e një aspiratë por do konkretizohet në arritje të prekshme.

Ashtu siç e kam dëshmuar gjatë të gjithë karrierës sime të gjatë profesionale dhe akademike

UNË E MBAJ FJALËN.!-  deklaron ndër të tjera kandidati Fortuzi.

Gjithashtu përveç  zgjedhjes së rektorit të ri ,  zgjedhje zhvillohen edhe në pesë fakultetet e Universitetit

“ Aleksandër Mosiu”për vendet e dekanëve. 

Në disa fakultete, për dekan dhe shef departamenti ka vetëm një kandidat në garë:

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit:

Kandidatë për dekan

Anjeza Pasku

Kandidatë për shef departamenti:

Eris Zeqo (Departamenti i Shkencave Kompjuterike)

Rinela Kapçiu (Departamenti i Shkencave Kompjuterike)

Fatmira Prodani (Departamenti i Teknologjisë së Informacionit)

Teuta Thanasi (Departamenti i Matematikës)

Fakulteti i Biznesit

Kandidatë për dekan

Ermir Shahini

Llambi Prendi

Olta Nexhipi

Kandidatë për shef departamenti

Alma Zisi (Departamenti i Shkencave Ekonomike)

Altin Gjini (Dep. i Statistikës dhe Informatikës së zbatuar)

Ariola Harizi (Departamenti i Marketingut)

Vangjel Zhezha (Departamenti i Marketingut)

Denada Liça (Departamenti i Menaxhimit)

Ulpian Hoti (Departamenti i Menaxhimit)

Mirela Tase (Departamenti i Turizmit)

Rovena Troplini (Departamenti i Financë Kontabilitet)

Fakulteti i Studimeve Profesionale

Kandidatë për dekan

Rezarta Kalaja

Kandidatë për shef departamenti

Indrit Bimi (Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore)

Marsida Krasniqi (Departamenti i Shkencave Teknike Mjekësore)

Iris Dhamo (Dep. i Studimeve të integruara me praktikën)

Merita Xhixha (Dep. i Shkencav të Aplikuara të Natyrës)

Stela Sefa (Dep i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë)

Fakulteti i Shkencave Politiko Juridike

Kandidatë për dekan

Gentiana Kraja

Liner Lirëza

Kandidatë për shef departamenti

Endri Balla (Departamenti Administrim Publik)

Mentor Beqa (Departamenti Administrim Publik)

Ervis Garunja (Departamenti Drejtësi)

Joniada Musaraj (Departamenti Drejtësi)

Dorina Bërdufi (Departamenti Shkenca Politike)

Esilda Luku (Departamenti Shkenca Politike)

Fakulteti i Edukimit

Kandidatë për dekan

Klodiana Leka

Kandidatë për shef departamenti

Edlira Adurahmani (Departamenti i Gjuhës Shqipe)

Helena Mukli (Departamenti i Gjuhës Shqipe)

Sokol Paçukaj (Departamenti i Psikologjisë)

Juljana Laze (Departamenti i Sociologjisë)

Anita Muho (Departamenti i Gjuhëve të huaja)

Elda Tartari (Departamenti i Pedagogjisë)

Ilir Sallata (Qendra e Edukimit në Vazhdim)

 Përgjatë një muaji  të gjithë kandidatët  do të kenë kohë për të shpalosur platformat e tyre.

 Ministria e Arsimit ka shpallur datën 21 qershor 2024 si ditën kur do të  zhvillohen zgjedhjet  për drejtuesit e rinj të Institucioneve të Arsimit të lartë në Shqipëri.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading