Kërkohej nga autoritetet bullgare. Ndalohet kosovari në Durrës.

0
image-104

Ndalohet në portin e Durrës, një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

 Policia Kufitare e  Portit të Durrësit pas shkëmbimit të informacioneve mes  Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.

 Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ej shtetit bullgar , pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet bullgare  për ekstradimin e 61-vjeçarit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading