Grinden për shit-blerjen e një makine. Tre të plagosur në Pejë

0
image-122

Tre persona të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Pejë.

Personi i dyshuar si autor i ngjarjes ndodhet në kërkim, teksa të plagosurit janë nisur për në spitalin e Prishtinës, ku një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Autori i ngjarjes është 21-vjeçari Agron Gashi ku pas një mosmarrëveshjeje, ai ka qëlluar mbi tre persona,  mbi babanë dhe dy djemve të tij.Tre viktimat janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë. Mëngjesin e sotëm është arrestuar një person lidhur me rastin e plagosjes. Ai është arrestuar nën dyshimet për dhënien e ndihmës pas kryerjes së veprës penale.

Prokuroria dhe policia kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e të dyshuarit kryesor. Këtë e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli. Sa i përket motivit mësohet jozyrtarisht, se viktimat me të dyshuarin u takuan për shit-blerjen e një makine, ku konflikti u zgjerua më tej.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading