Protesta në sheshin Skëndërbej, pastor Akil Pano: Ambasadorë të Perëndimit, ne jemi shqiptarë, po mbrojmë familjet

0
image-130

Pastori Akil Pano, thotë se po mbron familjet e shqiptarëve, duke shpallur si rrezik ndaj familjes disa projektligje të qeverisë Rama, siç janë projektligji për surrogacinë, abortin në moshën 16 vjeçare, etj, por edhe komunitetin LGBT+ dhe atë që e quan “axhendë” të këtij komuniteti kundër familjes tradicionale. 

Pano ka bërë thirrje për firmosjen e një peticioni kundër këtyre projektligjeve. 

Pastori gjithashtu pati një mesazh për ambasadorët e huaj në Shqipëri, të cilëve u tha se Perëndimi ka shumë nevojë për ndihmë nga Zoti, ndërkohë që i kujtoi se popullsia që banon këtë shtet “janë shqiptarë”. 

Thirrja e pastorit  vjen para datës 25 maj  datë në të cilën do të mbahet Parada e Krenarisë së Komunitetit LGBT+, ku një ndër kërkesat themelore të këtij komuniteti, është njohja ligjore e martesave të së njëjtës gjini. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading