Sms nga Dubai për Kryeprokurorin e Spak: “Ti je aty edhe katër vjet, mua do të më kesh pas gjithë jetën.”
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço dhe gazetari Arjan Curri kanë deklaruar se Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është kërcënuar përmes një mesazhi telefonik të dërguar nga Dubai.
Sipas tyre ky mesazh telefonik ka qenë edhe shkaku që Altin Dumani nuk është shfaqur i qetë gjatë raportimit të tij një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve,
“Ti je aty për katër vite, por mua do më kesh pas gjithë jetën”.
Kjo është përmbajtja e SMS që ka marrë kreu i Prokurorisë së Posaçme sipas Currit dhe Karamuços , por që nuk ka dhënë detaje të tjera se cili është kërcënuesi.