Arrestohen tre shtetas për vjedhje në Durrës. Morën kondicionerët në firmën ku punonin vetë.
Sipas Informacioneve te Drejtorise Vendore Policise Durres pas veshgimeve me metoda speciale te hetimit dhe nje pune te kujdesshme operative, Seksioni Për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar ka bërë arrestimin në flagrance të shtetasve D. Z , D. O. dhe K. M, që të tre banues në Berat. Të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 6 kondicionerë në lagjen nr. 14, në Shkozet , në kompaninë ku punonin që prej 2 vitesh.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
