Prangoset i dashuri i efektives së vetëvrarë.Policia: Në telefonin e viktimës janë fshirë mesazhet.

0
image-161

Sipas njoftimit të policisë  është arrestuar  i dashuri i efektives së policisë që u vetëvra ditën e djeshme . Pas ngjarjes së rëndë  mësohet se autoritetet kanë vënë në pranga të dashurin e saj, 28-vjeçarin me inicialet E. N. Sipas njoftimittë policisë, 28-vjeçari dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e Aldorjana Loshit dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet në telefonin e saj. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading