Aksident i frikshëm në zonën e Plepave në Durrës. Përfshihen 4 makina, 7 të plagosur

0
image-183

Një aksident i 4-fishtë me 7 të lënduar u shënua mbrëmjen e sotme në zonën e Plepave në Durrës.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, dëmet materiale janë të rënda.

“Rreth orës 20:10, në lagjen nr. 13 Durrës, në aksin rrugor Plepa-Kavajë, janë përplasur 4 automjete me drejtues shtetasit A. D., G. L., E. M., dhe E. H.

Si pasojë e përplasjes kanë shkuar për kontroll mjekësor në spitalin rajonal në Durrës, 6 shtetas pa probleme për jetën, ndërsa shtetasja Xh. H., 61 vjeçe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading