Arrestohet 50-vjeçari në Durrës. Tentoi të vidhte dy makina

0
image-205

Policia në Durrës ka arrestuar një 50-vjeçar, në tentativë për të vjedhur dy makina. Mësohet se i arrestuari  edhe më herët ka qenë i dënuar për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen e 2 automjeteve.

U kap në flagrancë në tentativë për të vjedhur 2 automjete, pas mesnate, vihet në pranga 50-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve në terren, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, kanë konstatuar pas mesnatës, në lagjen nr. 4, një shtetas që po tentonte të vidhte 2 automjete.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhje e mbetur në tentative”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading