Gjendet pa shenje jete një shtetas rus në Golem, Kishte humbur kontaktet prej disa ditësh.

0
image-181

Një 66-vjeçar rus është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Kavajë. Policia thotë se shtetasi rus prej disa ditësh nuk përgjigjej në telefon, kjo i detyroi uniformat blu të shkojnë në shtëpinë e 66 vjeçarit.

Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë  gjetur pa shenja jete shtetasin V. U.

“Rreth orës 22:00, Policia e Kavajës është njoftuar se shtetasi rus V. U., rreth 66 vjeç, i cili jetonte në katin e tretë të një pallati në Golem.

Menjëherë shërbimet e Policisë  kanë shkuar në adresën e dhënë dhe kanë konstatuar se dera e jashtme e banesës ishte e mbyllur. Shërbimet e Policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, ku kanë  gjetur pa shenja jete shtetasin V. U”, njoftoi policia.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçari.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading