Sot në Kuvend rezoluta anti-korrupsion, opozita  dyshuese për funksionimin

0
image-211

Projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga kryeministri Rama, pavarësisht skepticizmit të opozitës kalon sot në Kuvend për miratim. Rezoluta anti-korrupsion u fut në rend dite vetëm më votat e mazhorancës gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ndërsa opozita abstenoi pasi është skeptike për funksionimin e këtij mekanizmi të ri.

 Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të

Miratimi i kësaj rezolute në parlament kërkon një shumicë të thjeshtë votash, çka do të thotë se mazhoranca mund ta miratojë lehtësisht vetëm me votat e saj. Pas miratimit të rezolutës mes palëve pritet të nisin diskutimet për ngritjen e një komisioni të posaçëm, që do të monitorojë punën e institucioneve, përfshirë edhe ato të drejtësisë për luftën kundër korrupsionit, të rekomandojë  propozojë ndryshime ligjore në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Kuvendi mblidhet sot në 13:00, ndërsa pas javës së gjelbër ligjvënësit do diskutojnë edhe për problematikat e evidentuara në zonë gjatë takimeve me qytetarët.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading