Krujë – Mbyllet procesi i rindërtimit, Rama inspekton punimet dhe dorëzon çelësat për 336 apartamente

0
image-241

Në Krujë është përmbyllur procesi i rindërtimit për këtë bashki.  Janë 19 godina të cilat kanë 336 njësi të tre tipologjive, pra 1+1, 2+1 dhe 3+1, në të cilat tashmë do të jetojnë banorët e kësaj lagje të re të rindërtuar pas tërmetit. Gjatë inspektimit në lagjen e re kryeministri Edi Rama, takoi dje disa nga qytetarët përfitues nga Programi i Rindërtimit, të cilët shprehën falënderime dhe mirënjohjen për punën e bërë.“Ju falënderojmë shumë, zoti Kryeministër për angazhimin që bëtë ju dhe qeveria juaj për ta përballuar atë situatë në të cilën ne ishim në vështirësi dhe zgjidhja erdhi”, tha një qytetarë. Kryeministri shkruan në rrjetet sociale, se tashmë këto familje do të kenë shtëpi më të forta dhe hapësira të reja publike. “Krujë – Në lagjen më të re, e cila përmbyll Rilindjen e Krujës nga rrënojat e tërmetit shkatërrues, duke krijuar kushtet optimale që familjet të kenë sërish shtëpinë e tyre të re, të fortë e të bukur dhe FALAS, me infrastrukturë e hapësira të reja publike”, tha ai. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, deklaroi se iu dorëzuan çelësat e apartamenteve të reja disa prej banorëve të kësaj lagje. “E rëndësishme është që këto janë kthyer në një lagje me gjithë funksionet e tyre, bashkë me parkime nëntokësore. Këtu ka dhe mini sheshe që në vazhdimësi do të kthehen në kënde për fëmijët. Këto i japin një element urban, përtej rindërtimit dhe aspektit social të banesave”, tha Agolli.Në Krujë kjo është lagja që përmbyll Programin e Rindërtimit, i cili ka krijuar kushtet optimale që familjet të kenë sërish shtëpinë e tyre të re, më të fortë, më të bukur dhe mbi të gjitha falas.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading