Polonia blindon forcat e armatosura. Kontratë me SHBA për raketa me rreze të gjatë veprimi.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladysaw Kosiniak-Kamis do të nënshkruajë sot një kontratë me qeverinë amerikane për blerjen e raketave të lundrimit me rreze të gjatë veprimi JASSM-ER, njoftoi Ministria e Mbrojtjes polake.
Blerja e raketave AGM-158 JASSM-ER rrjedh nga nevoja për të rritur sasinë e armëve të këtij lloji në Forcat e Armatosura Polake, thuhet në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes.
Lufta në Ukrainë ka treguar se sa e rëndësishme është goditja e objektivave që janë edhe shumë larg vijës së frontit, dhe rrezja e raketave që do të prokurohen është afërsisht 1000 kilometra, thuhet në deklaratë.
Vlera e kontratës me qeverinë amerikane është rreth 735 milionë dollarë.
Dorëzimi do të kryhet nga viti 2026 deri në vitin 2030, thuhet në njoftim.