Po ndërtonin pa leje në plazhin e Golemit. Arrestohen tre shtetas.

0
foto-pol

Me fillimin e sezonit veror shërbimet e policisë kanë dyfishuar patrullat në zonën e plazhit dhe si rezultat i këtyre shërbimeve , u identifikuan tre shtetas që po ndërtonin pa leje në zonën e plazhit në Golem të cilëyt u vunë në pranga

 Sipas komunikatës së Policisë  së Shtetit, Komisariati iI Policisë Kavajë  njoftoi se ka arrestuar në flagrancë tre shtetas që po ndërtonin pa leje një mol në plazhin e Golemit.

 Ja edhe njoftimi i plotë i policisë

U kapën në flagrancë duke kryer punime për ndërtimin e paligjshëm të një moli, në plazhin e Golemit, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 1 kamion dhe 1 ekskavator.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në Golem.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit:

F. A., 54 vjeç, banues në Shijak, i proceduar penalisht më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të shtetasit F. A.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading