Flet Dashamir Shehi: Rezoluta anti-korrupsion si fletërrufetë dikur. Edhe cikli i Berishës është i mbyllur.

0
image-268

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli dje për situatën politike në vend, duke u ndalur theksin edhe tek aksioni i opozitës. Teksa ishte i ftuar në një media, zoti Shehi u shpreh se deri më tani opozita ka treguar se aksioni i saj ka rezultuar i gabuar, ndërsa prezantoi edhe platformën e tij për të cilën thotë se janë shumë të rëndësishme. Ai shtoi se për reformën Zgjedhore nuk ka aspak dakordësi dhe se kushdo që është pro pikave të cilave ai parashtron në platformën e tij mund t’u bashkohet. “LZHK është një lëvizje plurale. Nuk kemi aleancë me legalitetin. Vendosëm që LZHK do ta drejtojmë bashkë. Mendojmë të ndërtojmë shtëpinë tonë të përbashkët. Zoti Spahia ka mendimet e tij. Por i ftojmë të gjithë të tjerët të ndërtojmë diçka të përbashkët. Për aleatët unë them mirë se të vinë, por me kushtet që mendojmë ne. Beteja kryesore bëhet në parlament, e kemi braktisur dy apo tre herë dhe kjo ka qenë fatale për opozitën. Ne na nda edhe raporti me SPAK. Unë kam shpresë që ata zotërinjtë atje kanë bërë diçka të mirë. Unë them që miqtë më të mëdhenj të opozitës, janë SHBA. Dhe më kryesore është se aksioni politik është ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe kjo është shumë e rëndësishme e opozitës. Kam frikë se Shqipëria me 12 zona elektorale, aksioni politik që na bashkon është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Nëse ndjekin këto katër linja, ne ftojmë ato që mendojnë si ne. Nëse janë dakord le të na bashkohen. Këto janë aksi jonë politik për jetën aktuale sot”, deklaroi ai.  Më tej, zoti Shehi deklaroi se politika e vjetër ka treguar se është përçarëse dhe se ka ardhur koha që qytetarëve t’u ofrohet një shpresë edhe për të rinjtë. “Cikli i Bashës dhe i Berishës është mbyllur”, shtoi ai. Ndërkohë Dashamir Shehi e cilëson si propagandë rezolutën anti-korrupsion të votuar dy ditë më parë në Kuvend nga mazhoranca socialiste. “Kjo është një rezolutë pa ndonjë vlerë. Një qeveri që ka 11 vite që është në pushtet dhe mendon se pas 11 vitesh fillon numërimi nga e para, më duket më shumë propagandë. Kjo është propagandë e PS që ka filluar prej kohësh. Parlamenti është i pavarur, drejtësia e pavarur. Qeveria që e ka propozuar dhe ja ofron parlamentit për ti dhënë ngjyra kombëtare, e ka shkruar vetë. Nuk mbush kushtet për tu votuar sepse do të ishte dokument propagande. Unë nuk do të shtoja asgjë. Ne nuk e pranojmë këtë lloj teatri pasi nuk ka vlerë. Këto duan ti japin ndonjë sinjal zotërinjve të drejtësisë që ne jemi këtu jemi shumica. Nga kjo pikëpamje rezoluta nuk bën asgjë të mirë. A dini ndonjë rast që qeveria vet ka denoncuar ndonjërin. S’ka? Pasi punët e pista janë bërë me dijeni të atyre më sipër. Kur të kërkon SPAK nuk të mban dot qeveria. Opozita bëri shumë mirë që u distancua nga ky lloj teatri. Nuk luftohet korrupsioni me rezolutë. Aty kalojnë ligje që e kanë tharmën e korrupsionit brenda. Për mua rezoluta është si një fletë-rrufe kundër korrupsionit”, nënvizoi deputeti opozitar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading