Ritenderohet ndërtimi i stacioneve të trenit Durrës Tiranë.Ofertat mbyllen më 9 korrik

0
image-273

Hekurudhat Shqiptare (HSH) që është autoriteti kontraktor për projektin e rehabilitimit të linjës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e zgjatimit në Rinas njoftoi se ka ritenderuar procedurën që lidhet me ndërtimin e stacioneve të trenit. Sipas Monitor, njoftimi u bë në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ku tenderi klasifikohet me një fazë dhe kompanitë e interesuara do të kenë mundësi të dorëzojnë një ofertë deri më 9 korrik 2024. Procedura e përshkruar “Punime” specifikon :Ndërtimi i Stacioneve Hekurudhore në Seksionin Tiranë – Durrës, tetë stacione (ritenderimi).

Punimet për stacionet janë një zë i ndarë nga ndërtimi i hekurudhës ku punimet kanë nisur në nëntor 2021 kur nisi edhe zhvendosja e shinave të vjetra. Kompania që po zbaton këtë projekt është INC spa, e cila u shpall fituese në vitin 2020, me një ofertë 69.7 milionë euro. Në një inspektim të fundit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u bë e ditur se kanë përfunduar afro 70% e punimeve fizike, si dhe 90% e veprave të artit që janë pjesë e këtij projekti. Gjatë këtij inspektimi administratori i Hekurudha Shqiptare Ergys Verdho bëri të ditur se punimet përfundojnë në mars 2025. Linja e rikonstruktuar e Tiranë-Durrës do të kalojë mbi linjën e vjetër ndërkohë që shtesë do të jetë pjesa e Tiranë-Rinas, linjë hekurudhore totalisht e re. Sa i takon stacioneve nga Hekurudha Shqiptare është konfirmuar më herët se stacionet ekzistuese do të vijojnë të mbeten në të njëjtat vendndodhje, ndërsa stacionet e reja do të jenë në aksin e ri nga Domje në Aeroportin e Rinasit. “Stacionet janë si më poshtë: Durrës – Shkozet – Sukth – Vorë – Kashar (rikonstruksion total i stacioneve ekzistuese), Universiteti Epoka/Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë (tërësisht të rinj) dhe zona pranë Spitalit Hygeia është stacioni i fundit i projektit në zbatim e sipër. Stacioni i 9-të dhe i 10-të janë parashikuar dhe projektuar të ndërtohen në kontratën e segmentit shtesë nga Terminali i Transportit Publik Tiranë (PTT) deri te Bulevardi i Ri. Konkretisht, në zonën e Spitalit Ushtarak dhe në Bulevardin e Ri. Po mendohet të shtohet edhe një stacion i 11-të në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja” – Bulevardi i Ri” do të konfirmonte në një intervistë për “Monitor” ish -administatori Gentian Liko në një intervistë të posaçme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading