Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht Palestinën, reagon ashpër Izraeli.

0
image-278

Një javë pas shpalljes, Spanja, Norvegjia dhe Irlanda kanë njohur zyrtarisht ekzistencën e një shteti palestinez. Tre vendet evropiane nënvizuan rëndësinë simbolike të këtij vendimi dhe thanë se ishin të bidur se shembullin e tyre do ta ndjekin edhe të tjerët. Nga ana e tij, Izraeli e karakterizoi këtë zhvillim si “një shpërblim” për terroristët e Hamasit. Në Oslo, njohja e Palestinës hyri në fuqi pas nxjerrjes së dekretit mbretëror të premten më 24 maj. “Kjo do të thotë që Norvegjia do të lidhet me Palestinën si shtet, me të drejtat dhe detyrimet që sjell”, shpjegoi ministri i Jashtëm norvegjez. “Kjo do të thotë, ndër të tjera, se ne presim që rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare për pavarësinë, barazinë dhe bashkëjetesën paqësore të zbatohen në të gjitha marrëdhëniet me Palestinën”, tha ai. Tashmë në vitin 2023, parlamenti i vendit kishte krijuar mundësinë që qeveria të njohë një shtet palestinez në një kohë kur “mund të ketë një ndikim pozitiv në procesin e paqes dhe pa paragjykuar një marrëveshje përfundimtare të paqes”. Në Spanjë, Pedro Sanchez foli për një “vendim historik që ka një objektiv të vetëm”. Në përgjigje të këtyre fjalëve, Ministri i Jashtëm izraelit Katz akuzoi Sanchezin si bashkëpunëtor “në nxitjen e gjenocidit të hebrenjve dhe krimeve të luftës” si për vendimin për njohjen e Palestinës ashtu edhe për mos shkarkimin e kreut të departamentit të punës dhe zv. Kryeministrja Yolanda Diaz, e cila më 24 maj përfundoi një fjalim me sloganin e Hamasit “Nga lumi në det , Palestina do të jetë e lirë”.  Vendimi e çon në mbi 140 numrin e vendeve anëtare të OKB-së nga 193 që janë gjithsej, të cilat e njohin Palestinën si shtet.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading