Takim letrar ”Mbi krijimtarinë dhe promovimin letrar” të shkrimtares së mirënjohur Hiqmete Daja në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”
Nesër me dt.30 maj 2024 në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës” së bashku me Shoqatën “ Durrësi Autokton” organizojnë takimin letrar ” Mbi krijimtarinë dhe promovimin letrar” të shkrimtares së mirënjohur Hiqmete Daja.Sipas kryetarit të Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve durrsakë, z. Agron Çalliku, Durrësi ka nevojë për aktivitete të tilla dhe premtoi se në të ardhmen ato do të jenë më të shpeshta.Me këtë rast janë të ftuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e letërsisë të marrin pjesë.