Shijak- Plagoset me thikë një 20-vjeçar
Në mbrëmjen e ditës së enjte në Shijak është plagosur me thikë një 20 –vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Popullore” dhe sipas policisë autori i dyshuar është një 14 vjeçar, i cili është shoqëruar nga policia.
Ndërsa i plagosuri me incialet R.K. është transportuar në spital ku po merr edhe ndihmë mjekësore.
Ja edhe njoftimi i plotë i policisë:Shijak
Plagosi me mjet prerës një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar.
Rreth orës 21:30, në lagjen “Popullore”, Shijak, shtetasi i mitur S. J., 14 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta shtetasin R. K, 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi S. J, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.