Shijak. Mblidhen mbi 1000 motoristë nga 14 shtete.

Shoqata e motoristëve “Albania Bikers” në bashkëpunim me Bashkinë Shijak kanë mbledhur në Shijak mbi 1000 motoristë nga 14 shtete të botës. Ky event është viti i tretë që organizohet në Shijak, me Bashkinë e Shijakut si pritëse dhe si organizatore .
Motoristët bënë edhe një demonstrim të motorëve dhe të shoqatave që përfaqësojnë duke përshkuar rrugën Shijak – Shilore – Maminas – Autostradë – Port dhe duke u kthyer përsëri në Shijak. Eventi do të vazhdojë deri në mbrëmje dhe do të mbyllet me një koncert festiv ku do të performojnë këngëtarë të ndryshëm.
