Kina njofton se anija e saj kozmike u ul me sukses në anën e errët të Hënës

0
image-23

Kina ka njoftuar se anija e saj kozmike pa ekuipazh është ulur në anën e largët të Hënës  ose e aujtur ndryshe “ana e errët”, – një vend i paeksploruar ku asnjëri nuk përpiqet të shkojë, raporton “BBC”. 

Kina ka thënë se “Chang’e 6” është ulur në Polin Jugor – Aitken në orën 6:23 të dielën me kohë të Pekinit, ka njoftuar Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës (CNSA). 

I nisur më 3 maj, misioni synon të mbledhë gurë të çmuar dhe tokë nga ajo pjesë e Hënës, për herë të parë në histori. 

Sonda mund të nxjerrë disa nga gurët më të vjetër të Hënës nga krateri i madh në Polin Jugor. 

Ulja ishte plotë sfidë, sepse komunikimi me anijet kozmike është shumë i vështirë pasi të arrijnë në anën e largët të hënës. Kina është vendi i vetëm që ka arritur të ulë anije kozmike në anën e largët të hënës. Anija e saj Chang’e – 4 u ul në vitin 2019. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading