NJOFTIM PËR STUDIME TË LARTA USHTARAKE
Qendra e Personel Rekrutimit do të regjistrojë kandidatë për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura në Tiranë për vitin akademik 2024-2025 për 30 të drejta studimi për Përgatitjen e Oficerit të Ri sipas specialiteteve të mëposhtme:
| Nr. | Specialiteti i studimeve | Arsimi i lartë që i përafrohet | Kuota studimi |
| 1 | Ndërlidhje | Fakulteti Inxhinierisë Elektronike,IT,Telekomunikacion,Inxhinieri Informatike,Kompjuterike | 9 |
| 2 | Logjistikë | Fakulteti Ekonomik,Financë | 7 |
| 3 | Xhenio/Infrastrukturë | Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit | 3 |
| 4 | Forcë Tokësore Forcë Detare Forcë Ajrore Kom. Mbështetëse | Fakulteti Inxhinierisë Mekanike,Transport | 9 |
| 5 | Mjekësi | Fakulteti I Mjekësisë | 2 |
Kriteret e pranimit të kandidatëve:
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të mos ketë probleme me zbatimin e ligjit
- Me 01 shtator 2025 nuk duhet të ketë mbushur 30 vjeç
- Të zotërojë minimum diploma bachelor
- Nota mesatare jo më pak se 6 (gjashtë)
Dokumentet që kërkohen:
- Kërkesë me shkrim
- Fotokopje e kartë së identitetit
- Fotokpje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave
- Fotografi 4×6 cm 2 copë
- Raport mjekësor nga mjeku i familjes
- Analizat e gjakut për Hepatit B dhe C,SIDA,grupin e gjakut
- Analizat për përdorimin e lëndëve narkotike
- Analizat e gjakut komplet
- Formularët përkatës të cilët plotësohen në zyrën tone
Numër Kontakti 069 290 0055 / 069 966 2742
SEKSIONI I REKRUTIMIT TË USHTARAKËVE DURRËS