NJOFTIM PUNËSIMI – PËR REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE PËR USHTARË \ DETARË AKTIV
Në repartet e Forcës Detare në Durrës janë 22 vende pune të lira
për ushtarë/detarë profesionistë ( me pagesë )
Deri me dt.26.08.2024 është shpallur periudha e regjistrimit të kandidatëve të interesuar të cilët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Të jetë shtetas shqiptar
- Të jetë me moshë 18 deri 30 vjeç
- Të ketë kryer të paktën arsimin 9 vjeçar.
Dokumentet që kërkohen:
- Kërkesë me shkrim
- Fotokopje e kartës së identitetit
- Dy fotografi 4×6 c, dhe dy fotografi 9×12 cm.
- Fotokopje e noterizuar e çertifikatës (diplomës) së arsimit të kryer.
- Diplomë,dëshmi,patentë,njohje të gjuhës angleze,çertifikatë për aftësitë profesionale të noterizuara (nëse ka).
- Raport mjekësor “I aftë për punë” nga mjeku i familjes.
- Analizat mjekësore për Hepatit B,Hepatit C,Sifiliz,SIDA dhe grupin e gjakut.
- Vërtetim nga prokuroria,gjykata dhe dëshmi penaliteti.
- Formularët përkatës të cilët plotësohen në zyrën tone.
Për informacione të tjera mund të vini në zyrën tone ose kontaktojmë ne celular në çdo kohë në numrat e mëposhtëm.
069 290 0055 dhe 069 966 2742.
SEKSIONI I REKRUTIMIT TË USHTARAKËVE DURRËS