Tiranë. Arrestohet një 47 vjeçar, ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe të bijës. Gruaja konsumoi fotoksinë
Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “dhunë në familje” dhe “shkaktim të vetëvrasjes”.
I arrestuari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj vajzës dhe bashkëshortes, ku si pasojë kjo e fundit ka konsumuar fotoksinë. Gruaja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.