Britani. Hyjnë në qarkullim kartëmonedhat me  imazhin e Mbretit Charles

0
image-74

Kartëmonedhat me pamjen e Mbretit Charles kanë hyrë në qarkullim në Britaninë e Madhe të mërkurën, pothuajse dy vjet pasi pasoi mbretëreshën Elizabeth si monark.

Imazhi i Charlesit do të shfaqet në kartëmonedhat 5, 10, 20 dhe 50 funte të Bankës së Anglisë. Kartëmonedhat me imazhin e Elizabeth do të vazhdojnë të jenë në përdorim.

Kjo është në përputhje me rekomandimet “për të minimizuar efektet financiare të këtij ndryshimi dhe pasojat për mjedisin”.

“Kjo do të thotë se publiku do të fillojë shumë gradualisht të shohë kartëmonedha me imazhin e mbretit Charles III”, njoftoi Banka e Anglisë.

Elizabeth ishte monarkja e parë që u shfaq në kartëmonedhat britanike, ndërsa monedhat në Angli kanë paraqitur imazhe të mbretërve dhe mbretëreshave për më shumë se 1000 vjet.

Përdorimi i parave të gatshme ka rënë ndjeshëm në Britani gjatë viteve të fundit pasi britanikët preferojnë gjithnjë e më shumë kartelat dhe format e tjera të pagesave elektronike.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading