Giorgia Meloni sot në Shqipëri, vizitë në Shëngjin dhe Gjadër për kushtet e kampeve të pritjes së emigrantëve

0
image-69

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni do të vizitojë ditën e sotme vendin tonë. Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes  Shqipërisë dhe Italisë.

Mësohet se Meloni do të bëjë nga afër një inspektim te punimeve në këto kampe. Raportohet se Meloni e shoqëruar nga homologu i saj Edi Rama, do të jenë në Lezhë në orën 11:15 për të vizituar dy kampet, dhe më pas në orën 12:00 do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

AXHENDA: 

Ditën e sotme(Datë 05 Qershor), Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Shqipëri në zonën e Gjadërit, Lezhë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni do të vizitojnë zonën e Gjadërit që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit në orën 11:15.

Në orën 12:00 Rama-Meloni do të zhvillojnë konferencë për shtyp.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët

Marrëveshja mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për strehimin e emigrantëve u nënshkrua më 6 nëntor të vitit të kaluar. Pakti i firmosur nga kryeministri Rama dhe homologia e tij Giorgia Meloni parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër. Brenda kampeve mund të strehohen deri në 3000 emigrantë, dhe siç parashikon pakti atje do t’u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt do të riatdhesohen me shpenzimet e Romës. 

Qeveria italiane synon që në kampet që do të hapen në Shqipëri, do të dërgohen personat e shpëtuar nga autoritetet në det, pra jo ata të cilët shpëtohen nga organizatat jo qeveritare. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se vlera e projektit parashikohet të jetë rreth 34 milionë euro. Vlerë kjo të cilës duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen e zakonshme dhe të jashtëzakonshme, lidhjen Wi-Fi dhe kujdesin shëndetësor. Megjithatë pakti i nënshkruar mes dy vendeve ka shkaktuar reagime të ashpra si nga opozita shqiptare ashtu dhe nga opozita italiane, pasi sipas tyre kjo marrëveshje shkel të drejtat e njeriut.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading