Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ramës dhe Melonit në Gjadër, disa aktivistë shfaqen mbi tarracën e një pallati me një banderolë në duar
Teksa kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni po zhvillonin konferencën për shtyp pas përfundimit të inspektimit të kampeve që do presin emigrantët, disa aktivistë kanë zhvilluar një protestë të një lloji të veçantë
Aktivistët kanë shpalosur një banderolë në një pallat përballë kampit. Nga shkrimi duket se ata kundërshtojnë pushtimin e Shqipërisë nga Italia në vitin 1939. Përveç kësaj kanë shpërndarë me një qendër zëri edhe një fjalim të Benito Musolinit, kryeministrit Italian të asaj periudhe.
Ndërkohë që pas kësaj proteste qytetare, aktivistët janë shoqëruar nga policia pa të drejtë.
