Mblidhet komisioni hetimor “TIMS”, ministri Balla dhe Drejtori i Policisë dëshmojnë me ddëshmojnë me dyer të mbyllura nga frika e rrjedhjes së informacionit, debate dhe akuza të forta
Partia Socialiste ka votuar dje që drejtori Policisë së Shteti, Muhamet Rrumbullaku të dëshmojë me dyer të mbyllura në komisionin hetimor për sistemin “TIMS”, pavarësisht insistimit të opozitës. Vetë drejtori i Policisë së Shtetit tha se dëshmia e tij ka sekrete hetimore. Rrumbullaku tha se nëse mbledhja bëhet e hapur do të flasë vetëm për ato që nuk janë sekret. Ndërkohë ministri i Brendshëm, Taulant Balla dëshmoi për rreth 3 orë e 10 minuta me dyer të mbyllura. Edhe për Ballën, kreu i komisionit Ervin Salianji kërkoi që dëshmia e Ballës të bëhej me praninë e mediave. Mirëpo kjo kërkesa e Salianjit u hodh poshtë nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe pyetja e tyre do të bëhet me dyer të mbyllura. “Votimi kundër mbledhjes me dyert hapur është në kuadër të zbatojmë ligjin për informacion të klasifikuar. Duhet të vazhdojmë me mbledhjen m ministrin e brendshëm me dyer të mbyllura”, u shpreh deputeti socialist Toni Gogu. Këtë vendim, Salianji e quajti truk për të penguar punën e komisionit dhe transparencën dhe ironizoi se lut zotin që anëtarët e mazhorancës në komision të jenë në anën e ligjit dhe moralit. “Është e dhimbshme që e bojkotoni komisioni për disatën herë. Do i bëja kërkesë komuniteteve fetar për të na mbajtur mendjen në vend. ‘Kemi një vendimmarrje të re të ndërmjetme. Mbledhjet duhet të jenë të hapura për transparentë të plotë. Përballja dhe dhënia llogari të plotë. I kemi thirrur për të dhënë llogari. Çështja shqetëson qytetarët, partnerët. I keni bërë kërkesa Kuvendit, shpresoj të mos jenë truke për të penguar procesin, e dhimbshme që një parti politike doni të bojkotoni komisionin siç bëtë herën e kaluar. Kështu që kërkesat e mia si kryetar i komisionit me qejf do i ishin drejtuar komuniteteve fetare për t’ia mbajtur gjithsecilit mendjen në vend dhe lutje zotit që të jeni në këtë mbledhje më të qetë dhe të jeni në anën ligjit e moralit dhe jo të kundërt”, deklaroi Salianji.
Reagon Rrumbullaku
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në mbledhjen e komisionit “TIMS”, tha se dëshmia e tij ka sekrete hetimore. Rrumbullaku tha se nëse mbledhja bëhet e hapur do të flasë vetëm për ato që nuk janë sekret. “Nuk dua te kem mbrojtës ligjor, do dëshmoj vetëm. Kërkesa jonë mbështetet në ligjin për komisionet hetimore dhe i qëndroj që dëshmia ime, përben sekret, për arsye qe do i shpjegoj pas vendimit te këtij komisioni. Ju kemi vene ne dispozicion materiale te paklasifikuara, por unë jam me shumë dokumente me vete, ligji për informacionin e klasifikuar, përcakton 4 nivelet e informacionit hetimor. Në të tre nivelet e tjera kërkohet pajisja me certifikatë respektive. Jam i hapur të jap shpjegime mbi sistemin TIMS se çfarë përfshin. Flitet parimisht sistemi TIMS. Unë nuk mund ta shkel në asnjë rast tagrin se çfarë përfshin dhe për çfarë shërben”, deklaroi Rrumbullaku.
Debatet
Por dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka shkaktuar përplasje mes kryetarit të komisionit hetimor të TIMS, Ervin Salinji dhe nënkryetarit Toni Gogu.
Salianji: Pavarësisht masës së marrë nga dy gjykata për drejtorin e IT ai është në detyrë dhe vetëm i pezulluar, s’ka marrë asnjë masë për të goditur paligjshmërinë sipas rendit të ditës kemi në dëgjesë drejtorin e policisë rrumbullaku për shkak të bojkotit të mazhorancës shkresa është hedhur për votim sipas parashikimeve, nëse mbledhjet nisin me kuorum di që kërkesë merret me shumicën e anëtarëve të pranishëm, pikë të parë të kërkesës që të jetë i hapur për publikun për të komunikuar me qytetarët shkeljet në lidhje me ndërhyrje në sistemin e TIMS.
Gogu: Ky organ flet përmes vendimmarrjes dhe vendimmarrja ka qenë që të shtyhet derisa anëtarët të pajiseshin me certifikatë sigurie, shumica janë pajisur me certifikatë sigurie, administruam dëshminë e zotit Taulant Balla. Kërkesën formale të drejtorit ta hidhni në votim, mbledhja të vijojë me dyer të mbyllura.
Salianji: Edhe një herë tjetër duhet të vë në pah se si përfaqësuesit e PS vjedhin, i hanë gërmat , është hedhur për të vazhduar mbledhje e hapur, më thoni dot se si mund ta zhbëjmë këtë? Me që PS ka frikë të përballet me drejtuesit e institucioneve, ju thoni t’i mbyllim në mënyrë të paligjshme.