Prishtinë. Hapet Panairi i Librit
Në Prishtine shtë hapur edicioni i 24-t i Panairit të Librit .Motoja e sivjetme e Panairit është “Përgjigjja është libri”. Panairi do të jetë i hapur për çdo ditë nga 9:00 deri në orën 21:00 të dielën kur përfundon ky edicion. Adresa mbetet gjithnjë ajo e përhershmja: Pallati i Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, ka mbajtur fjalën e rastit dhe e ka deklaruar panairin të hapur. Sipas tij në panair pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Gjithashtu Edon Zeneli ka thënë se në standat e panairit janë rreth dy mijë tituj të rinj.
Zeneli është shprehur se pritet që Panairin ta vizitojnë rreth 40 mijë vizitorë.
