Arben Ahmetaj kthehet në “pentito”në këmbim të qëndrimit në Zvicër. Ashtu si Tomaso Busheta dikur, është zbërthyer para shërbimeve të huaja duke  vendosur në dispozicion emra, llogari bankare dhe dosje voluminoze

0
image-123

Deklaratat e bujshme të Arben Ahmetajt, si në daljen e tij në intervistën që dha disa muaj më parë, por edhe skandalet që plasi së fundmi në pjesën e dytë të reportazhit për Shqipërinë e emisionit “Report” në RAI 3 po vërtetojnë atë që gazeta “SOT” e ka thënë prej kohësh që shërbimet e huaja po e mban nën mbikëqyrje ish-zv/kryeministrin socialist si dëshmitar kyç në disa afera korruptive të qeverisë shqiptare. Kjo mund të jetë dhe arsyeja që nuk po e sjellin me urgjencë në Tiranë, pasi edhe SPAK nuk mori asnjë masë për ta parandaluar ikjen e tij. Madje tashmë ata dinë edhe banesën ku jeton në Zvicër. Mënyrën se si shkoi dhe si ka siguruar vilë tek të pasurit. Ahmetaj u pa disa ditë më parë i qetë me gazetarët italianë, duke ngrënë makarona, me një gotë verë të bardhë mbi tavolinë dhe shishe vere të vendosura në raftet pas shpinës së tij. Çfarë tregon kjo gjë? Ky është një model që FBI e ka ndjekur dhe me pushtetarë të tjerë të rëndësishëm të korruptuar të cilët janë arratisur nga vendi me informacione me vlerë. Edhe gazetarë, ekspertë e analistë të tjerë kanë shpjeguar se nëse Ahmetaj do të përfundonte në burgjet shqiptare, do t’i mbyllej goja, siç ndodhi me rastin e Saimir Tahirit, i cili u arrestua por nuk nxori asnjë emër. Madje thuhet se ish-ministri socialist kur është larguar, nuk ka ikur duarbosh. Dokumentet e rëndësishme që implikojnë gjithë qeverinë socialiste në afera korruptive, Ahmetaj i ka vendosur para shërbimeve inteligjente. Ky është rasti i artë që po kërkon të shfrytëzojë SPAK në bashkëpunim me shërbimet e huaja duke shkëmbyer informacione të rëndësishme që ka dhënë Ahmetaj, duke nisur nga emra, llogari bankare dhe dosje voluminoze. Në këmbim, Ahmetajt i lehtësohen pozitat dhe e lënë që të qëndrojë i qetë në Zvicër.

Ahmetaj si Tomaso Busheta

Ahmetaj në deklaratën e fundit foli për lidhjet e mafies me qeverinë “Rama”. Ai nuk ka ndërmend ta lërë me kaq, pasi ky është vetëm fillimi. Ish-ministri mund të shndërrohet në i penduar në këmbim të lirisë së tij. Këtu e krahasojmë me personazhin Tomaso Busheta. Ju mund të mos keni dëgjuar kurrë këtë emër. Por mbi 400 anëtarë të mafias italiane, me siguri që do të donin të mos e kishin njohur kurrë atë. Ai ishte mafiozi i parë siçilian, që shkeli Omertën – Kodin mafioz të Heshtjes, duke ndihmuar në arrestimin dhe dënimin me burg të qindra mafiozëve. Karriera kriminale e Bushetës, u zhvillua mes Italisë, SHBA-së dhe Brazilit. Në fund, ushtari i respektuar i mafias u bë një “pentito” (i penduar) informator i policisë. Dëshmitë e tij ishin jetike për të ashtuquajturin Gjyqi i Madh, dhe që në fakt ishte gjyqi më i madh antimafia në histori. Edhe pasi u vranë gjyqtarët Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino, Busheta vazhdoi të jepte me guxim dëshmitë e tij në Komisionin Antimafia. Busheta u arrestua shumë herë gjatë viteve 1960-1970. Por vetëm në vitin 1982, vendosi të bashkëpunojë me autoritetet ligjzbatuese. Dhe kjo në shenjë hakmarrjeje ndaj shumë mafiozëve, që dikur i kishte miq dhe bashkëpunëtorë.

Çfarë di Ahmetaj?

Këtë që bëri Tomaso Busheta mund ta bëjë dhe Ahmetaj. Gazetari Artan Hoxha në një intervistë televizive ka treguar disa detaje të forta për informacionet që ka në duar ish-ministri. I pyetur për deklaratat e tij në televizionin italian, Hoxha tha se Ahmetaj di shumë gjëra. “Thelbi është që së pari a janë të vërteta ato që thotë Ahmetaj dhe pse i thotë pikërisht Ahmetaj, pasi ne pamë përgjigjen dhe kundrapërgjigjen e kryeministrit i cili tha që Ahmetaj është person në arrati, në konflikt interesi pasi kjo është dukshëm e qartë. Nga ana tjetër ka qenë krahu i djathtë i kryeministrit për 8 vite. Ka qenë njeriu i cili ka kontrolluar paratë e shqiptarëve. Në një kohë që Ahmetaj di shumë herë më tepër edhe se çfarë mendojmë ne, jo se çfarë ka thënë. Praktikisht ai deri tani nuk ka thënë asnjë gjë të madhe nga ato që ai di, dhe ai  di shumë gjëra. Patjetër, nëse Ahmetaj do ishte  në burg, as do kishte shans të thoshte këto gjëra. Por ajo që për mua përbën interes është fakti se ajo që thotë Ahmetaj, i kemi dëgjuar ne më parë në Shqipëri, a ka patur prova? Po ka patur. Kemi nxjerrë më përpara elementë, unë nuk ia kam nxjerrë në Kryeministri Ramës, e kam nxjerrë në një hotel privat por me një person i cili është sot në burgim, është dhe burgim i rëndë pasi është dhe nga Gjykata e Posaçme. Kur flet ish-zv. Kryeministri duhen dhe disa prova që të jenë bindëse. Kur them prova ai di shumë gjëra dhe prandaj po ia kërkojnë se po të ishte roja i Gardës, nuk mund t’i them, a i ke numëruar se kush ka hyrë e kush ka dalë. Njeriu më i rëndësishëm pas Kryeministrit, i di sepse nëse aty ka hyrë një personazh i botës së krimit ose një organizate të madhe i cili ka ardhur në Shqipëri, për çfarë do të shkojë te Rama ai? O për të marrë garanci për një aktivitet që ata duan ta bëjnë ose duan të pastrojnë para ose duan të marrin ndonjë koncesion, këto janë të treja aktivitetet. Tani për të treja aktivitetet, a do të flasi Rama, a do ta delegojë, pasi ai vetë nuk merret me këto punë, a do e bëj këtë gjë ai, kujt do ia delegojë, do ia delegojë dikujt. Prandaj them unë që zoti Ahmetaj nëse e ndan mendjen e do të flasë, ne mezi e presim të flasë sepse në të vërtetë ai di jashtëzakonisht shumë gjëra”, tha ai.

Ahmetaj do nxjerrë shumë gjëra

Sipas Hoxhës, Ahmetaj këtë e ka parë si një goditje që i ka ardhur politikisht dhe ai do të hakmerret. “Zoti Ahmetaj është një njeri që ka patur, besoj ka dhe do të ketë kontakte me shumë personazhe të medias pasi i njeh edhe pa qenë politikan. Ka shumë njohje dhe me gazetarët e moderatorët e prime-time-it. Ahmetaj është një njeri që ka komunikuar me median, nuk është një njeri që nuk komunikonte apo të mbante distancë. Këto gjëra unë i shoh si mesazhe të koduara, mos e kaloni vijën e kuqe. Zoti Ahmetaj jo vetëm se u vu nën hetim por iu kontrollua dhe çdo qindarka e fundit ku edhe kushëririt të tij më të largët i është bërë verifikim. Zoti Ahmetaj këtë e ka parë si një goditje që i ka ardhur politikisht, jo thjesht juridikisht, pasi nuk i ka ardhur vetëm nga SPAK-u por edhe politike. E ai po përçon mesazhe politike ku thotë, nëse ju vazhdoni dhe më godisni, pasi iu hap padia e parë, më pas hetimi i dytë dhe po merren me shumë gjëra”, u shpreh Hoxha.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading